Kreu i OSBE-së: Reforma me një draft të përbashkët e të përmbyllet 6 muaj para zgjedhjeve

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt vlerëson vënien në tryezë të një drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke theksuar se praktikat më të mira ndërkombëtare për reforma të tilla kërkojnë që ajo të miratohet 6 muaj përpara zgjedhjeve.

“Mirëpresim vënien në tryezë të një drafti për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Mirëpresim gjithashtu paraqitjen me një ndjesi urgjence të këtij drafti nga Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Praktikat më të mira ndërkombëtare për reformë zgjedhore kërkojnë që këto reforma të miratohen të paktën gjashtë muaj përpara zgjedhjeve. I nxisim të gjithë aktorët politikë të përfshihen në dialog konstruktiv në lidhje me këtë draft. Mund të gjenden edhe mënyra të tjera për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, dhe sugjerime të detajuara nga aktorë të tjerë politikë do të ishin ndihmë për nisjen e një dialogu domethënës”- tha ambasadori Borchardt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?