Kreu i PD i nxorri në Kuvend audion ku shan, Rama: Lulzim hiq mikroçipin se na turpërove të gjithëve
Kryeministri Edi Rama ka komentuar audion që nxori Lulzim Basha këtë mbrëmje në foltoren e Kuvendit, për një bisede telefonike të bërë mes tyre duke thënë se është komunikim privat, jo publik. Rama i thotë se nuk do e mohojë që është ai. Po ashtu kryeministri i’u drejtua Bashës, duke i thënë që të heq mikroçipin se turpërove të gjithë me atë që foli sot.
”Nëse këtu ka një burrë që do çohet të më thotë që asnjëherë me veten e tij nuk e ka parë gjuhën ti shkasë me atë fjalë që unë përmenda le të çohet. Ti kujton se duke nxjerrë këtu një përgjim të një komunikimi privat, ndërkohë që unë këtu flas për një komunikim publik, do ndihem keq.
Ti nuk je vetja, je thjesht shëmbëlltyra e krijuar nga ustai, Lulzim hiq mikroçipin se na turpërove të gjithëve me këtë që fole sot. Fole për fjalor banal, për cilin e ke fjalën, për përgjime? Për çfarë?
Kujtove se do dal dhe do them s’jam unë? Ajo ka kohë që më është nxjerrë dhe më është nxjerrë nga një media që ka futur personin që më ka telefonuar dhe sot jeni duke e çuar nëpër gjykata ju. Keni hapur gjyqe. Po hapni gjyqe me vetëveten, sepse ju jeni në një luftë hijesh. Sot për sot aty jeni të gjithë ju si hijet që duan të dalin në diell ndërkohë që ka 30 vite që përvëlohen nga ai diell”.