Kreu i PD në Fier flet për Alizotin: Ju tregoj kush është Fredi Hajduti

Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, në një intervistë për “BalkanWeb” ka folur në lidhje me Fredi Alizotin dhe si njihet ai në qytet.

Sipas Baçit, Alizoti është një kontingjent i policisë që është përdorur për cështje politike.

Baçi shprehet se në Fier, Alizoti njihet me emrin “Fredi Hajduti” pasi i kërkon lekë rrugës çdo njeriu që takon, madje vjedh edhe banesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

“ Fredi Alizoti  një qytetar i bashkise se Fierit , një qytetar jo i zakonshëm , është një kontigjent i policisë, një njeri ordiner  që kërkon lekë rrugës çdo njeriu që takon , duke qenë një hajdut banesash . Policia e ka ndjekur për ta kapur për futje në dyqane forcërisht . E njohin me emrin Fredi dhe me mbiemrin Hajduti . Më vjen keq që policia e ka marrë kaq seriozisht një njëri të tillë ordiner  e merr dhe e përdor për të imituar apo për të pranuar që paska imituar Agron Xhafën. Ky njeri është komplet i pabesueshëm , për të ardhur keq , më vjen keq që e kemi edhe bashkëqytetarin tonë që përdoret nga policia. I gjithë problemi këtu është  nga policia që merret me kontigjent , më njerëz që i ka nën kontrollin e vet  duke i bërë ndoshta edhe ndonjë tolerancë në veprimet e tyre të paligjshme dhe pastaj për t’i përdorur edhe për çështje politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka apo ska të vërtetë  janë cështje të organeve të drejtësisë , unë flas për aq sa njoh situatën. Ai është një person problematik që nuk ja vlen të merresh me të , për më tëpër të jetë një dëshmitar i policisë që është vetë ofruar sipas policisë  që ka pranuar që ka bërë rolin e Agron Xhafës  dhe kështu rrëzoi një dëshmi të madhe të bërë nga Babale 1 mbi bisedën që ka bërë më Agron Xhafën . Është mosbesues i papërgjegjeshëm dhe mitoman,” është shprehur Baçi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?