Kreu i PD në Shkodër: Policia po ushtron presion, gjobit shoferët
Sot opozita zhvillon protestën e dytë, pas asaj të 16 shkurtit. Mbështetësit dhe qytetarë të shumtë janë nisur që nga mëngjesi drejt Tiranës. Ashtu edhe si në 16 shkurt, edhe këtë herë policia po mundohet që të ndalojë qytetarët që ti bashkohen protestës së madhe para Parlamentit.
Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli deklaron se prej ditës së djeshme policia po ushtron presion ndaj shoferëve të autobusëve, për të penguar transportimin e protestuesve në Tiranë. Në një prononcim për mediat, Amuli thotë se policia u ka marrë shoferëve patentat, dokumentet apo i kanë gjobitur pa motive të qarta.
“Shumë prej autobusëve dhe shofereve kanë patuar presione nga policia, pasi shumë prej tyre u janë marrë patentat, letrat e makinave, ose janë gjobitur, e megjithatë nuk kanë arritur të ndalojnë njerëzit për të protestuar në Tiranë. Kjo protestë synon rrëzimin e kësaj qeverie pasi nuk ka ardhur me votën e lirë dhe realizimin e zgjedhjeve të lira”, u shpreh kreu i PD në Shkodër.
R.SH/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

