Kreu i PD-­së në Vlorë revoltohet me Bashën: U abuzua me listat për Këshillin

Gjërat për Partinë Demokratike duket se nuk shkojnë edhe aq mirë. Kreu i kësaj partie në Vlorë, Moisi Meminaj, është revoltuar me Bashën për shkak të listës së kandidatëve për Këshillin Bashkiak. Sipas tij, me këtë listë është abuzuar.

“Te nderuar demokratë & demokrate! Prej disa ditesh kam marrr ankesa nepermjet telefonit dhe mesazheve te shumta nga shume persona kandidat potencial, jo te perfshire ne listat e keshillave bashkiak ne bashkine Vlore, Selenice dhe Himare, me te drejt ne cilesine kryetarit te deges jam munduar peri ti sqaruar mbi situaten aktuale dhe njekohesisht kam informuar instancat me te larta per te marr nje pergjigje. Personalisht e kam perjashtuar vetveten nga listat per ti dhene mundesi te tjereve qe e meritonin, por jo me mendimin se do te abuzohej. Brenda javes do therras nje takim te zgjeruar per te sqaruar pozicionin tim mbi kete situate”, shkruan ai.

SHKARKO APP