Kreu i PD­-së së Gjirokastrës ironizon Rulin për ankesat ndaj Bashës

 

Krerët e PD-­së në rrethe vazhdojnë të mos tërhiqen në betejën e tyre kundër “gardës së vjetër” në PD.

Kreu i PD-­së së Gjirokastrës, Roland Bejko, ka ironizuar në mënyrë indirekte me Genc Rulin, që pak ditë më parë debatoi ashpër me Bashën.

Ai kërkoi nga ky i fundit që t’u kërkojë llogari krerëve të PD-së në rrethe, për sulmet ndaj deputetëve dhe ish-ministrave të PD­-së.

“Dita e parë e shkollës/ Me lej msus, me lej msus, ky Lymi me disa shokë po më ngacmojnë, ndëshkoji, nxirri jashtë dhe thyeju notën në sjellje ! :):):). Dita e dytë/ Nuk hyj më në klasë pa u ndëshkuar nga msusi ata që më ngacmojnë; Lymi, Artani, Spiro, Sotiri, Frani etj”, shkruan Bejko.

SHKARKO APP