Kreu i PD-së Vau i Dejës tregon shkeljet
Kryetari i PD, dega Vau Dejës, Agim Bushati në një prononcim për mediat, thotë se pjesemarrja ishte tepër e ulët, me një rezultat prej 9.5%. Bushati u shpreh se nga monitorimi i grupit të vëzhguesëve rezulton se sot në procesin e votimeve janë bërë manipulime të shumta, ku ka pasur presione ndaj nënpunësve shtetërore. ”Gjithashtu është vërejtur se komisionerët e qendrave të votimit janë njëkohësisht dhe kandidatë për këshilltarë Bashkiake. Tre qendrat e votimit në njësinë Shllak, dhe ajo e Shelqetit janë mbyllur para orarit zyrtar. Ndërsa QV në Njësinë Bushat, u hap një orë me vonesë”.
KOHA JONË SONDAZH

