Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme: 12 çështje kanë shkuar në SPAK për deputetët e Kuvendit
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, ka folur sot në komisionin e ligjeve lidhur me hetimin nga prokuroritë për ngjarjet e rënda kriminale.
Lidhur me hetimet për deputetët e Kuvendit, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme tha se “sa u përket deputetëve, janë të paktën 12 çështje që kanë shkuar për korrupsion zgjedhor në SPAK, por nuk mund të them sot ka apo nuk ka deputetë të përfshirë në korrupsion zgjedhor se ka lidhje me hetimet. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka të dhënat e veta që lidhen me subjektet e posaçme apo veprën penale. Do ishte e pasaktë nëse sot ju konfirmoja një të dhënë”.
KOHA JONË SONDAZH

