Kreu i PS-së në Rubik jep dorëheqjen dhe ”kalon” te PD-ja, reagon Klosi: Shpresoj të qetësohet

Kanë nisur tensionet e para për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kreu i PS-së në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen dhe thotë se do të votojë kandidatin e PD-së.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Blendi Klosi, i cili thotë se njësoj si në gjithë Shqipërinë ka pasur një garë të brendshme edhe në Rubik, referuar këtu deklaratës së Tushaj i cili tha se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij ishte rikandidimi i Ndrec Dedës.

”Shpresoj që Pali të qetësohet dhe të bëhet pjesë e fushatës elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste në bashkinë e Mirditës, e cila është nga ato qarqe ku Partia Socialiste garon fort për t’i marrë të treja bashkitë, qoftë në Lezhë, qoftë në Mirditë e qoftë në Laç, por që padyshim ka garë dhe problematika të caktuara”,-tha Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?