Kreu i PS-së qëllon me 12 plumba fqinjin; Sherri për..
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vukël të Malësisë së Madhe. Pas një debati të nisur disa ditë më parë, Vasel Vuçinaj, kryetar i Partisë Socialiste në Kelmend, mëngjesin e sotëm ka qëlluar 12 herë me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së Mark Çelës.
Në momentin që Vuçinaj ka qëlluar, në banesë kanë qenë të gjithë pjesëtarët e familjes Çela, ndërsa i plagosur ka mbetur kryefamiljari Mark Çela. Ai mori një plumb në shpatull. 51-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda, forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe si dhe një grup i FNSH Shkodër duke arrestuar autorin vetëm pak pas ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga këqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja. Grupi hetimor po merr në pyetje autorin dhe të plagosurin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

