Kreu i ri i Komitetit Mysliman, Samarxhi: Bujar Spahiu e meriton

Gazetari Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” ne News 24, ka komentuar zgjedhjet e mbajtura për kreun e Komunitetit Mysliman. Samarxhi u shpreh se se zgjedhja e Bujar Spahiu ishte totalisht e merituar, ndërsa shprehu me bindje se kandidatët e tjerë nuk ishin në lartësinë e duhur.

“Ishte një ngjarje shumë e madhe. Komuniteti Mysliman ka një rëndësi mjaft të madhe. Unë dua të them që ishin zgjedhjet më të rëndësishme dhe  më demokratike. Zgjedhja e Bujar Spahiut në krye të të KMSH-së, ishte e merituar. Kandidatët e tjerë ishin larg. Bujar Spahiu ka qenë për shumë vite drejtues. “-u shpreh Samarxhi.

I pyetur për ndërhyrje në zgjedhje, Samarxhi tha se zgjedhjet ishin mjaft demokratike, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë edhe ndërhyrje të mundshme

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bujar Spahiu ka qenë figura më e pastër më e denjë. Përderisa ai zotëron një potencial të tillë, Komuniteti Mysliman do ecë me vlerat ndërkombëtar. Bujar Saphiu është me vlera të merituara. Unë do them se vetë ky proces i kryer në mënyrë transparente dhe që njerëzit shohin te Bujari një opsion për të ardhmen.”-tha Samarxhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?