Kreu i ri i PD? Bylykbashi: Berisha ka treguar se e çon partinë drejt fitores

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar, PD-në e pret një garë e fortë për kreun e ri që do të marrë frenat e partisë blu.

Lidhur me këtë, deputeti Oerd Bylykbashi, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, thotë se Sali Berisha ka treguar se e çon partinë drejt fitores.

“Berisha ka kaluar disa teste me votë që nga momentin që është shpallur “non-grata”. Ne duhet të tregohemi të zgjuar të projektojmë lidershipin e PD-së në 15-20 vitet e ardhme. Në fund fare, Sali Berisha ka dhënë prova që është fitues. Ka bërë një proces që i ka bindur demokratët. Njerëzit besojnë se ky është një figurë që shkon drejt fitores”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?