Kreu i ri i shtetit, Veliaj: Do të doja një president që nuk djeg gomat dhe nuk rreh brigadat e punëtorëve

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj komenton procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Për të kreu i ri i shtetit duhet që të ketë një karrierë të konsoliduar dhe të qëndrojë si unifikues i Kombit. Veliaj theksoi se Presidenti i ri nuk duhet të jetë si Ilir Meta apo Bujar Nishani, që u sollën si brigadierë komunaleje.

”Socialistët ndihen që ka ardhur koha për një president socialist, duke qenë se populli ka votuar mjaftueshëm deputetë për këtë vullnet, e megjithatë për PS nuk është qëllimi këtu. Qëllimi është të kemi një vend funksional.

Për mua si kryetar bashkie, do të doja një president që nuk merret me pusetat e Tiranës, një president që nuk nxit miletin, që është shpronësuar, të djegë gomat dhe të bllokojë Astirin. Një president që nuk merret në çfarë ane rrjedh Lana dhe merret me lloj lloj kanalesh të ujërave të zeza.

Një president që nuk merret me kënde lodrash. Kemi pasur president që shkon dhe proteston për këndin e lodrave. Nuk i bën një president normal në botë. Skema si ajo që pamë tek qendra e emergjencave civile, të cilat presidenti i toksikuar i ngatërroi me zyrat e FRD, janë skena për karikatura, janë butafori”.

SHKARKO APP