Kreu i ri i SPAK-ut, gazetari Artan Hoxha: Yuri Kim pro Dumanit, kurse Rama tjetër kandidat
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha thotë se ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe kryeminsitri Edi Rama kanë preferenca të ndryshme për kreun e ri të SPAK-ut. Hoxha tha se ambasada amerikane preferon kandidatin Altin Dumani, ndërsa qeveria preferon Edvin Kondilin, ndërsa thekson se beson që në fund do zgjidhet Xholi.
”SPAK është kurora e gjithë reformës në drejtësi. Altin Dumani, ka qenë i preferuari i ambasadës amerikane edhe kur u zgjodh Kraja. Zoti Dumani drejton një nga dy sektorët e SPAK. Ka sektorin kundër krimit të organizuar që e drejton zoti Dumani. Të tre emrat janë profesionistë, i njoh të tre.
Nga informacioni që kam, lobimi që bëhet është që zoti Dumani, që ka dhënë prova, ata mendojnë se zoti Dumani është kandidat që plotëson kushtet. Ndërsa, nga qeveria është lobuar për zotin Kondili. Për këto arsye, kam përshtypjen që në fund do të zgjidhet zoti Xholi”,-tha në “Të Paekspozuarit” në MCN TV.