Kreu i Shtetit: Nipi i Spiro Kolekës nuk më bën mua anti-amerikan

Gjatë konferencës për shtyp, Kreu i Shtetit, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët për qëndrimet e tij ndaj SHBA-së, tha se kryeministri Edi Rama kërkon ta bëjë atë antiamerikan por këtë gjë theksoi Presidenti, nuk e arrin dot. Meta u pyet se pse nuk e takoi zyrtaren amerikane, Leyla Moses-Ones por tha se kanë folur veçmas. ”Nuk më nxjerr nipi i Spiro Kolekës antiamerikan. Po qe se erdhi dita që nipi Spiro Kolekës të më heqë vizën mua amerikane jam i lumtur që erdhi kjo ditë, por unë vizës demokracisë në Shqipëri nuk ja heq kurrë, pluralizmit politik jo e jo, interesave të shqiptarëve as që bëhet fjalë në këtë botë, në botën tjetër nuk e di. Me përfaqësuesen e SHBA unë kam pasur një takim të veçantë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?