Kreu i Shtetit: Pushteti vendor në shërbim të kapjes së votave. Po keqpërdoren taksat e qytetarëve

​Presidenti i vendit, Ilir Meta, shprehet se puna e 61 bashkive në vend duhet të përqendrohet në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo për të kapur vota me pahir e presione.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit thotë të mos keqpërdoren taksat e qytetarëve për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.

Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.

Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera.

Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.

Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?