Kreu i Sindikatës së Policëve: Punojnë në kushte të mjerueshme, qeveria po hesht

Kreu i Sindikatës se Policisë, Sadedin Fishta, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, thotë se Policia është një organ që në detyrat e saj ka dhe përdorimin e dhunës në mënyrë përpjestimore me situatat që krijohen. Sipas tij në protestat e fundit, policia ka reaguar në përputhje me situatat e krijuara të cilat kanë qenë goxha të rënda.

”Policia është pasqyrë e qeverisjes. Mënyra sesi e percepton qeveria strategjinë për ta vendosur këtë polici në kolonat e një policie demokratike dhe refeltkimi i kësaj strategjie është mënyra si i zgjidh policia detyrat në terren”,-sqaroi Fishta për ”Euronews Albania”. Sipas tij ankesa e çdo qytetari duhet të merret në konsideratë dhe polici i cili ka ushtruar dhunë duhet të hetohet.

Fishta theksoi se përgjegjësia për veprimet e Policisë në protestat e fundit është e dyanshme duke filluar me titullarin që i nxjerr efektivët të pambrojtur në një situatë të rrezikshme dhe duke përfunduar te vetë efektivi që tejkalon përdorimin e masës së dhunës.

Ai tregoi se numri i efektivëve që kanë humbur jetën është shumë i përafërt me atë të mjekëve dhe përballë kësaj situate qeveria ka heshtur. Problematikat janë të shumta, siç tha dhe Fishta, ku policët punojnë shtesë rreth 60 orë dhe në muaj vetëm 16 prej tyre paguhen, që sipas tij është “absurde”.

SHKARKO APP