Kreu i SPAK-ut, Dumani: Nën hetim janë 1 ish-ministër, 6 ish-kryetarë bashkie dhe 3 ish-gjyqtarë

Këtë të mërkurë u mblodh Këshill i Integrimit, dhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, tha se nga janari i këtij viti e deri në fundin e muajit shtator, janë regjistruar 151 procedime penale.

Po ashtu ai u shpreh edhe se se nën hetim janë dhe funksionarë të lartë pulikë. Pa përmenduar emra, Dumani u shpreh se ish-ministër, një ish-zëvendësministër, 6 ish-kryetarë bashkie, 2 sekretarë të përgjithshëm, 3 ish-gjyqtarë, 1 ish-prokuror, janë nën hetim.

”Për periudhën nga 1 Janari 2023 e deri më 30 Shtator 2023 janë regjistruar 151 procedime penale me 133 persona nën hetim. Nga këto, nën hetim janë gjithsej 13 procedime penale me 15 persona persona nën hetim, ish-funksionarë të lartë publikë publikë, ku përfshihen dhe ish-funksionarë të drejtësisë, si më poshtë: 1 ish-ministër, 1 ish-zëvendësministër, 6 ish-kryetarë bashkie, 2 sekretarë të përgjithshëm, 3 ish-gjyqtarë, 1 ish-prokuror.

4 prej tyre kanë qenë ish-funksionarë të drejtësisë, nga të cilët 1 person rezulton të jetë i shkarkuar nga KPK-ja. Janë regjistruar dhe 7 procedime penale për 9 persona, ish-funksionarë të Policisë së Shtetit. Numri i procedimeve penale të regjistruar për funksionarë të Policisë së Shtetit është rritur me 75%”, deklaroi Altin Dumani.

SHKARKO APP