Kreu i Urdhrit të Farmacistit: Ka rritje të çmimeve të maskave dhe dezifektantëve, duhet kontroll nga shteti

Përmes një lidhje telefonike në TV Ora, kreu i Urdhrit të Farmacistit, Diana Toma u shpreh se ka pasur mungesa në farmaci të maskave, dorezave dhe dezifektantëve.

Ajo tha se farmacistët kanë marrë të gjitha masat për tu furnizuar, por rritja e cmimit vjen nga furnizimi në depo.

Sipas saj, institucionet e shtetit duhet që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje, jo vetëm të gjobiten farmacitë.

Diana Toma: Ka mungesa në farmaci, por nga farmacistët kanë marrë masa për tu furnizuar.  Ata furnizohen në pika të licencuara. Furnizimi nuk ka qenë në përputhje me kërkesat. Barnat nuk kanë pësuar rritje. Sa i takon maskave dhe dezifektantëve, ka rritje të çmimit të tyre dhe ajo që unë e vë re më keqardhje është se vëmë në tabelë farmacistin duke mos e falënderuar për punën që bën, përballë rrezikut të kontaminimit. Kam kërkuar para dy muaj në depo doreza dhe më janë ofruar me 550 lekë të reja, ndërsa aktualisht në furnizimin e fundit kam parë çmimin 1050 lekë të reja. Më pas janë institucionet e tjera të shtetit që duhet t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje. Duhen kontrolle deri në detaje, jo vetëm me gjobitje të farmacive, por duhet të gjurmohen edhe ata që kanë bërë importin dhe si ka bërë më pas shpërndarjen. 

SHKARKO APP