Kreu i Urgjencës Kombëtare denoncon parkingun e QSUT-së: Më morën 100 lekë se bëra rrethrrotullimin. Vjedhje e paskrupullt

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, këtë herë nuk ka folur për Covid-19, por për pasojat që po heq ai në këtë periudhë. Ai ka denoncuar publikisht parkingun privat të QSUT-së, pasi është detyruar të paguajë 100 lekë vetëm sepse ka hyrë, ka bërë një rrethrrotullim dhe ka dalë, pa qëndruar askund.

Përmes një statusi në facebook, Brataj, teksa ka publikuar dhe faturën e kuponit që ka paguar shkruan se ditën e sotme është paraqitur për një takim në spitalin Covid-3, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19.

Në momentin që ka hyrë, siç shkruan dhe vetë Brataj, ka marrë kuponin, por menjëherë është njoftuar se duhet të shkonte në Ministri. Ai ka bërë rrethrrotullimin për të dalë nga QSUT-ja por është ndalur tek trau dhe i është kërkuar që të bëjë pagesën prej 100 lekësh.

Postimi i plotë

Kur hipokrizia e shoqërisë të qesh në fytyrë!!

Të jesh drejtor në kohë Covidi, të jesh mjek në kohë Covidi, të punosh me orar dhe pa orar në kohë Covidi!
E kam fjalën për parkimin e QSUT, nuk po diskutoj pagesën me 100 lekë të reja! Nuk e di dhe nuk hyj në meritën nëse duhet të paguajnë drejtuesit e shëndetësisë dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë kur hyjnë në QSUT për punë shteti, për takime pune ose kontrolle të gjendjes së spitaleve, detyra të përcaktuara nga ligji! Di që kam disa vite me radhë që i paguaj, por pagesa e këtij 100 lekshi të sotëm më bëri të ndjehem i vjedhur, i poshtëruar. Kjo pagesë është e pa denjë,e pa skrupull, për këdo biznes qoftë. Shkova me urgjenc për një takim te Covid 3 për arsye të rritjes së numrit të të infektuarëve dhe fillimin e skenarit të tretë sipas strategjisë së MSHMS-së. Sapo hyra u prezantova te trari i hyrjes, ndërkohë më njoftuan se duhej të paraqitesha në ministri. Bëra vetëm rrethrrutullimin brenda QSUT dhe në dalje më kërkuan të bëja pagesën prej 100 lekësh. I thashë zonjë jam drejtori i urgjencës dhe bëra vetëm rrethrrutullimin pse duhet të paguajë. Pasi bëri një telefonate zonja mu drejtua:

“ Zoti Brataj, unë ju falnderoj për punën që po bëni por nga zyra e parkingut më thonë se duhet të paguani 100 lekë të reja”. Kur ne mjekëve na ndodh diçka me pacientin, ose ndonjherë fusin nga një 500-1000 lek në xhep, ose duke na provokuar, na fusin në burg, na diskretitoni nëpër media dhe portale në të gjithë vendin.

Nuk justifikoj askënd nëse mer bakshish me dëshirën e qytetarit, apo detyron qytetarët të paguajnë, nuk duhet të ndodhë, nuk po gjykoj! Fenomeni është i dënueshëm vetëm për mjekët? Po këta nuk janë hajdutë, nuk duhet të diskretitohen? Kjo është fatura dhe NIPT i biznesit të famshëm të parkimit! Kuponi nr.70, vetëm nga një hyrje në QSUT, po në tre –katër hyrjet e tjera sa 100 lekshe janë vjedhur!! Prof Kalo gjithmonë shkruan: “Quo vadis Shqipqëria ime, e jona e juaja”!

SHKARKO APP