Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë: Rama po i bën lavazh Vuçiçit, pasardhësit të Millosheviçit
Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Enes Sulstarova, i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora ka thënë se me veprimet e fundit kryeministri Edi Rama, po i bën lavazh figurës së Presidentit Serb Aleksandër Vuçuiç.
Sulstarova: Unë mendoj se nëse ka pasur një varak qeverisja Rama deri tani, në aspektin kombëtar tani i ka rënë jashtë mase. Nuk ka çfarë të sjell më , ne po e shikojmë se ai po mirëpret Vuçiçin edhe pse ky i fundit vazhdon të mohojë krimet e Serbisë, dhe masakrën e Reçakut, që është simbol për ne shqiptarët. Rama po përpiqet t’i bëjë një lavazh figurës së Vuçiçit, këtu e ka katandisur veten kryeministri i Shqipërisë, t’i bëjë lavash dhe ti vendos gëlqere figurës së pasardhësit të Millosheviçit.

KOHA JONË SONDAZH

