Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë: Serbia do të mbajë gjallë mundësinë e luftës së ardhshme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, pedagogu Elvis Hoxha ka folur për tensionet në veri të Kosovës dhe qëndrimet nga ana e Shqipërisë. Hoxha tha se shteti shqiptar ka punuar gjatë gjithë kohës të pengojë sovranitetin e plotë të Kosovës. Për të Serbia do të mbajë gjallë mundësinë e luftës së ardhshme.
“Problemet nuk fillojnë me vendosjen e kryetarëve të komunave. Fillon me faktin që Serbia dhe pse doli e humbur në 4 lufta, prapë se prapë nuk e ndryshoi qasjen e saj. Serbia do të mbajë gjallë mundësinë e luftës së ardhshme.
Kosova pësoi sanksione njëri-pas tjetrit. Iu dha një lloj pavarësie në 2008 po duke i ndarë Mitrovicën në 2011. Kurti ndodhet përballë medias, opozitës dhe kryeministrit të Shqipërisë. Po them kryeministrit të Shqipërisë se populli shqiptar është pak më i përgjegjshëm se kryeministri i vendit”, tha Hoxha.