Kreu i Zjarrfikëses së Tiranës: Grupe të veçanta për dezinfektime, 170 punonjës në shërbim

Shërbimi i zjarrfikëseve në Tiranë ka ngritur grupe të veçanta pune, të cilët do të merren me dezinfektimin e ambienteve që përbëjnë rrezik për përhapjen e Covid-19. Drejtori Shkëlqim Goxhaj, tha për Report Tv se janë në gatishmëri 3 grupe pune.

”Ne kemi dhe tre skuadra të specializuara me profile të ndryshme, pothuaj me pak profile jashtë shërbimit të zjarrfikëseve, por që është detyra jonë që t’u përgjigjemi qytetarëve. Që kur është shfaqur virusi ka qenë skuadra jonë që është shfaqur për të bërë dezinfektime sepse jannë shumë të specializuar. Kemi edhe pajisjet dhe mjetet të përshtatura që janë për atë punë dhe kjo është trguar me të gjitha ndërhyrjet”, shprehet Goxhaj.

Shqetësim për kreun e zjarrfikësve mbetet përdorimi i bombolave të gazit me ngjyrë të verdhë, që janë kthyer në problem serioz nëpër banesa. Kreu i zjarrfikëses së Tiranës, u bën apel qytetarëve për mbushjen e bombolave në vende të licencuara, duke shmangur në këtë formë çdo mundësi të fatkeqësive të mundshme.

SHKARKO APP