Kreun e PD-së Sarandë e rrahën dy vëllezër, njëri arrestohet

 

Një ditë pas dhunës ndaj kreut të PD-së në Sarandë, dhe pas reagimit të selisë blu në Tiranë, policia lokale thotë se ka identifikuar autorët, madje njërin e ka vënë në pranga. Si përgjegjës për  rrahjen e kreut të PD-së Sarandë, Hariz Mema,  sipas policisë, është arrestuar një 20-vjeçar, i identifikuar si Fergen Manaj. Gjithashtu, policia thotë se në kërkim është edhe vëllai i tij, Jani Manaj, si bashkautor në rrahje. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi ndaj kreut të PD-së Sarandë, por nuk besohet paraprakisht se ngjarja mund të ketë ndodhur për arsye politike.  

Kjo ngjarje ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit të premten rreth orës 19:00, në çastin kur Mema i  shoqëruar edhe nga vajza e tij e vogël, dhe  nga një anëtari të PD kishin dalë nga shtëpia dhe po bënin shëtitje.

Dy vëllezërit Manaj i janë afruar kreut të PD-së nga pas dhe e kanë goditur me grushte dhe doreza hekuri, duke e shtrirë përtokë.  Ata janë larguar më pas me shpejtësi.

Mema u transportua në spital ku mori ndihmën a parë si dhe dëshmoi para policisë për ngjarjen.

SHKARKO APP