Kri*et online! Drejtori i TikTok-ut vjen në Tiranë dhe flet për masa

Rrjeti social Tik-Tok është kthyer në një problem për shoqërinë shqiptare. Dhuna, shantazhet dhe gjuha e urrejtjes online i ka marrë jetën grave në vend, të cilat kanë zgjedhur që të vrasin veten në vend që të flasin.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti në një takim drejtorin e TikTok-ut për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek.

Gjatë takimit ministri Balla i shprehu Olek shqetësimet mbi ngjarjet e fundit dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Balla ka kërkuar edhe informacion të detajuar mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve.

Drejtuesi i TikTok-ut i cili bashkë me ekipin e tij gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe agjenci të tjera, më informoi mbi masat që është duke ndërmarrë për të rritur nivelin e moderimit të postimeve në gjuhën shqipe dhe mbi mundësitë që ofron aplikacioni për denoncimin e rasteve dhe kontrollin prindëror mbi postimet e fëmijëve.

SHKARKO APP