Kri*i kryefjalë në Kuvend, opozita debat me PS-në për sigurinë. Kartë të fortë deklarata nga Dumani
Seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvend, u rikthye në kaos dhe tek tensionet. Situata erdhi pas refuzimit të interpelencës urgjente me kryeministrin, kërkuar nga opozita. Ngritja e toneve u duk se funksionoi dhe Lindita Nikolla pranoi paraqitjen e kërkesës. Teksa interpelanca me Ramën u rrëzua, ajo me Taulant Ballën për nivelin e kriminalitetit në vend ishte pranuar. Ervin Salianji u shfaq me letra në duar për të akuzuar Ministrin e Brendshëm.
“Kriminel të shpallur në kërkim gjejnë njëri tjetrin, ndërkohë që policia me ligj e ngarkuar kthehet në gjahtarë e kriminelëve për llogari të bandave rivale në qytete të ndryshme”, u shpreh Salianji.
“Lajmi më i përhapur sot, pavarësisht këndvështrimin tuaj për Shqipërinë, është certifikimi ndërkombëtar si destinacion i sigurt turistik”, deklaroi Balla. Karta më e fortë e opozitës në këtë debat ishte deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani se nuk mund të bashkëpunojë me policinë në çështje të caktuara për shkak se zyrtarë të lartë të bluve bashkëpunojnë me krimin.
Krimi vijoi të ishte temë e debateve edhe përtej interpelancës. Tema u rihap nga Flamur Noka i cili citoi raportin e DASH të vitit 2013. “Shqipëria nuk është më korridor i dograve të forta. Sot qeveria jote e ka kthyer edhe Kolumbi, edhe Meksike, sepse pinë këta mbarma, e batërdia me drogë bëhet”, tha Noka.