Krijohet Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka njoftuar se pranë ministrisë që ai drejton do të ngrihet Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion. Vendimi është marrë pas mbledhjes së qeverisë, këtë të mërkurë. Ky rrjet kundër korrupsionit do të shtrihet në 47 institucione shtetërore. Të gjitha agjencitë antikorrupsion që kanë funksionuar më parë pranë kryeministrisë do të zhvendosen te kjo Drejtori e Përgjithshme.

SHKARKO APP