Krijohet dritarja e veçantë online nëse nxënësit do të kenë nevojë për psikologun
Në këtë kohë izolimi të gjithë njerëzit janë në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Gjendja emocionale mund të ndryshojë për shkak të ndryshimit nga një jetë sociale tek një distancim social me shokët apo të afërmit.
Në uebsajtin e Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) është hapur edhe “Këndi i Psikologut”, përmes të cilit nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë gjatë kësaj kohe mund të kontaktojnë.
Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga vetë ministrja Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale:
“Nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në këtë situatë të pazakontë, mund të kontaktojnë shërbimin psiko-social shkollor”, ka thënë ministrja.
https://arsimi.gov.al/kontakto-psikologun/
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), së bashku me Urdhrin e Psikologut, kanë organizuar të gjithë shërbimin psiko-social shkollor dhe e kanë vendosur në dispozicion të nxënësve.
Për çdo shqetësim në lidhje me situatën në të cilën gjendemi, nxënësi/ja mund të plotësojnë formularin përkatës dhe psikologu apo punonjësi social do ta adresojë menjëherë shqetësimin e tij/saj.