Krijohet “Grupi i Punës”, Veliu: Jemi në proces Vetting-u të përhershëm

Në Policinë e Shtetit është krijuar “Grupi i Punës”, i cili do të punojë për hartimin dhe përgatitjen e analizës se riskut dhe planit te integritetit për efektivët. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se “Misioni i Asistencës Policore i Bashkimit Evropian në Shqipëri (PAMECA) ka hartuar raportin ‘Metodologjinë për kryerjen e një analize risku dhe identifikimi i praktikave të prirura ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit”, dokument qe iu vu në dispozicion Policisë së Shtetit”.

“Një nga rekomandimet kryesore të kësaj Metodologjie të Vlerësimit të Rrezikut ka të bëjë me krijimin e “Grupit të Punës” për t’u trajnuar mbi analizën e rrezikut të korrupsionit dhe masat e tjera parandaluese, me qëllim përgatitjen e një harte të parë, të plotë dhe të thellë të rreziqeve të korrupsionit në Shqipëri. Përgatitja e një dokumenti konkret, përkatësisht analiza e riskut dhe matrica e rreziqeve të korrupsionit, sipas metodave e standardeve bashkëkohore, të cilat përveç se janë parashtruar në raportin paraprak do të konkretizohen e zhvillohen më tej në trajnimin dy ditor të planifikuar, do të jetë një udhërrëfyes dhe shpresojmë të shërbejë si indikator për të matur nivelin e korrupsionit/integritetit në organizatën e Policisë së Shtetit”, tha Veliu.

Veliu garantoi gjithashtu se “Policia e Shtetit është në proces vetingu të përhershëm dhe është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe korrupsion edhe brenda radhëve të saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?