Krijohet lëvizja e “Universitetit Cilësor”, pro-reformës në arsim

 

Studentë të universiteteve private e publike kanë krijuar së fundmi Forumin për një “Universitetin Cilësor”.

Ndryshe nga qëndrimi i  studentëve që kanë krijuar grupin,  “Lëvizja për Universitetin”, të cilët kundërshtojnë tërësisht reformën për arsimin e lartë, studentët e kësaj lëvizje janë shprehur pro kësaj reforme.

Studentët e këtij forumi kërkuan që politikat e arsimit të lartë të jenë të drejtuara drejt një universiteti cilësor, për trajtim të barabartë të studentëve, për konkurrencë dhe akreditim të të gjithë universiteteve, përfshirë edhe ato publike.

Kësisoj, “Lëvizja për Universitetin” dhe ajo e “Universitetit Cilësor” kanë nisur garën se cila prej tyre do të ketë më shumë anëtarë dhe cila do të triumfojë në fund. 

Lëvizja e sapokrijuar për “Universitetin Cilësor” kujtojmë se ka mbështetjen e qeverisë, pasi reforma është ndërmarrë  nga kjo e fundit.   

A para kishte më shumë mbështetjen e opozitës, ndonëse të dyja këto lëvizje pretendojnë se janë të pavarura.

SHKARKO APP