Krijohet linja e varkave në Parkun Kombëtar të Divjakës
Parku Kombëtar i Divjakës ka qenë një ndër premtimet që qeveria e kryeministrit Rama bëri sapo erdhi në pushtet rreth 4 vjet më parë, kur edhe mori mandatin e parë qeverisës.
Sot kryeministri Rama ka postuar disa foto nga ky park, i cili thotë se sapo është krujuar linja e varkave në këtë park.
Me këtë album fotosh, kryeministri i ka uruar të gjithë ndjekësit e tij në Facebook.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje marramendëse të albumit të udhëtimit në linjën e sapokrijuar të varkave në Parkun Kombëtar të Divjakës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në FB.
KOHA JONË SONDAZH

