Krim i rëndë brenda familjes, një person vret gruan dhe vëllain në Gramsh
Aktualitet E Premte, 27 Janar 2023 15:55
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të premteje në Gramsh.
Burime bëjnë me dije se një person ka vrarë gruan e tij. Dyshohet se viktimë ka mbetur edhe vëllai i autorit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit.
Mësohet se autori i dyshuar është me mbiemër Sinani.
Nuk dihet ende identiteti i viktimave apo shkaqet e këtij krimi të rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

