Krim i rëndë, një person gjendet i vrarë brenda në makinë
Një ngjarje e rëndë është zbuluar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një person është gjetur i vrarë brenda makinës së tij në zonën e ish-Kënetës.
Viktima është gjetur i vrarë me armë zjarri, nga banorë të zonës.
Mësohet se viktima është shtetasi M.N., ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të krimit, si dhe për kapjen e të dyshuarit, pasi paraprakisht mendohet se është rënë në gjurmët e tij.
Krimi ka ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ende pa zbardhur dita.
KOHA JONË SONDAZH

