Krim në Shkodër, 60-vjeçari ekzekutohet me plumb në kokë

Tjetër vrasje në vend. 60-vjeçari Mehdi Kavaja, është gjetur i vrarë në punishten e tij në lagjen Tophanë të Shkodrës.

Fillimisht u mendua se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrale, por pas hetimeve dhe ekspertizës mjekoligjore rezultoi se vdekja kishte ardhur si shkak i dhunës së ushtruar ndaj tij.

Gjithashtu është konstatuar një vrimë në kokë dhe pas autopsisë është gjetur dhe një plumb brenda. Kanë qenë familjarët e tij që kanë gjetur 60-vjeçarin të pa jetë në punishten e tij dhe kanë njoftuar policinë e cila ka bërë transportimin e trupit me anë të ambulancës në spitalin e Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mehdi Kavaja kishte vite që kishte punishten në lagjen Tophanë, ku kishte dhe shtëpinë por nuk njihej si person me konflikte. Ende nuk ka një pistë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje ndërsa policia ka nisur hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?