Krim pasioni në Tiranë, djali vret vajzën pas ndarjes

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Tiranën mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Burimet bëjnë me dije autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata.

Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e ‘Don Boskos’.

Mësohet se një lidhje e prishur mes dy të rinjve ka çuar në aktin tragjik, ku i riu ka qëlluar për vdekje vajzën, rreth 19 vjeçe. Më pas, ai ka qëlluar edhe veten, me plumb pas koke dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?