Krim pasioni! Vret 19-vjeçaren, i riu poezi prekëse për të ëmën

E vrau se e refuzoi, dhe historia e krimit të pasionit përsëritet në Tiranë. 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni nga Mati, është vrarë mëngjesin e sotëm nga 31-vjeçari Xhaferr Mata nga Kukësi, në zonën e ”Don Boskos”. Ky i fundit ka ndërruar jetë një orë pas krimit të rëndë. Sipas burimeve, të rinjtë kishin lidhje intime me njëri-tjetrin, dhe shkak i krimit të rëndë mendohet të ketë ardhur nga kjo lidhje.

Nga një vështrim në profilin e tij në facebook, i riu i ka kushtuar një poezi shumë prekëse nënës së tij, vetëm 20 orë para se të kryente krimin tragjik.

Ata jetonin në Tiranë, ndërkohë që sipas dëshmitarëve ka pasur një debat mes tyre. Djali e ka vrarë atë në trotuar dhe më pas ka kapërcyer vendin dhe ka qëlluar veten në kokë me armë në zonën e mbuluar nga disa pemë. Në polici është shoqëruar një vajzë që shoqëronte 19-vjeçaren në momentin që ka ndodhur krimi i rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja rikthen në kujtesë atë të ndodhur disa muaj më parë në një tjetër zonë të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku një djalë qëlloi për vdekje një studente për shkak se refuzonte të ishte e dashura e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Poezia

Zemër e ëmbël me dashuri

E kush tjetër mund të jetë veç ti
nënë, fjalë më të ëmbël s’ka bota
nënë e para fjalë që belbëzon foshnja
në kraharorin tënd, me aromën tënde nis jeta
Vitet kalojnë dashurinë për nënën ato se mposhtin dot
Zemër e ëmbël me dashuri
që mbjell veç paqe e dashuri
je ti o nëna ime je ti
Dashuria jote është e vetmja pije që shpirtin ma shëron
Aroma e lëkurës tënde është magji
e përqafuar të pushosh në kraharorin tënd
ndonëse me thinja në kokë
ti gjithmonë ndihesh fëmijë
Zemër e ëmbël me dashuri
e shtrenjtë e pa krahasueshme e vetme je ti
një zemër e madhe që dinë veç të falë e të dhurojë
parajsë e shpirtit për çdo fëmijë
ti për në thurr ëndrra
tek ti bëhen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajsë e jetës je ti
një vështrim në sy çka ndodh brenda meje 
e ndjen veç ti
ndjenja kurrë stë gënjejnë
para se të ndodh e keqe e mirë
zemra jote ndje parandjen çdo jot gëzimi
apo trishtim që rrjedh në sytë e mi
Zemër e ëmbël me dashuri
E dashur e shtrenjtë, e vetme nënë je Ti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?