Krimet caktojnë datën e gjyqit për Klement Balilin

Gjykata e Krimeve të Rënda, ka caktuar datën se kur do të zhvillohet seanca e parë për Klement Balilin, i cilësuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”. Mësohet se data e parë e seanës është parashikuar të mbahet më 25 shkurt ora 10.00.

Balili akuzohet për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Që prej majit të vitit 2016-të, ish-drejtori i transportit në Sarandë, qëndronte në arrati dhe u vetëdorëzua te autoritetet shqiptare më 15 janar. Në vitin 2017-të, autoritetet vunë nën sekuestro një pasuri të konsiderueshme të Klement Balilit dhe familjarëve të tij. Mes aseteve të sekuestruara ishin hoteli ‘Santa Quaranta’ në Sarandë, 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe si dhe 28,690 m2 truall. Këto pasuri dyshohet se janë vendosur me para të ardhurara nga aktiviteti kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?