Krimet e fundit, Salianji ironizon Ramën dhe Çuçin: Jeni ne në rrezik, apo s’bie rrufeja në Parlament?
Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, deputeti Ervin Salianji ironizoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, pasi nuk janë të pranishëm në Kuvend pavarësisht ngjarjeve të fundit. Ai është shprehur nëse ka rrezik që deputetët vijnë në punë, dhe me ironi shtoi se rrufeja nuk bie në Parlament.
“Duke qenë se në çdo rrugë, qytet, institucione që nuk mund të preken si media, ka shpërthyer dhuna, kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi që nuk bie rrufeja në Parlament?
Në kushte të tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë publike, dhe ku qytetarët ndihen të pasigurt duhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm ta lënë luftën nga tëitteri dhe të vijnë këtu. Është seanca e parë pas ngjarjeve të pandodhura në vend dhe ata nuk paraqiten, ashtu si dhe drejtori i policisë nuk paraqitet në komision për të dhënë shpjegime”, tha ai.