Krimet e Rënda nuk e heqin sekuestron ndaj pronave të Balilit

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur që të lejë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për sekuestrimin e pronave të familjes së Klement Balilit në Sarandë. Mes pronave të sekuestruara është hoteli luksoz “Santa Quaranta”, disa apartamente, troje dhe dyqane në pronësi të familjarëve të Balilit.

Sekuestro e pronave, u vendos nga Prokuroria pas akuzave ndaj Klement Balilit, ish-kreut të transporteve në Sarandë, si i dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Gykata e Krimeve të Rënda vendosi në nëntor 2017 sekuestron preventive për mostjetërsimin e “Santa Quarantas”

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke ju fshehur policisë. Donald Lu e cilësoi Balilin ironikisht “magjistar”, pasi ka mundur t’i shmanget arrestimit për gjithë këtë periudhë kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?