Krimet e Rënda: Trupi i grekut do ekzaminohet në Tiranë
Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar që trupi i pajetë i Kostandinos Kacifes, të sillet në morgun e Tiranës për ekzaminime të detajuara.
Mësohet se ekspertiza do të kryhet nga mjekësia ligjore qendrore dhe kjo për ti dhënë një përgjigje familjarëve të 35-vjeçarit.
Kërkesa e Krimeve të Rënda vjen tre ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuar deri në orën 16:00 të së martës që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke.
KOHA JONË SONDAZH

