Krimet kibernetike, ministri Balla: Shqipëria ka një strukturë për këtë çështje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar këtë të enjte një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit e policisë vendore në Elbasan. Në analizën vjetore, Balla e cilësoi vitin 2023 si një viti pozitiv sa i takon Elbasanit.

Gjithashtu ai theksoi se në vijim në fokus të policisë do të jenë siguria në shkolla dhe lufta ndaj lëndëve narkotike.

I pyetur në lidhje me krimet kibernetike, Balla tha se tashmë Shqipëria ka një strukturë edhe për këtë çështje. Ndërsa lidhur me ndryshimet e drejtuesve vendore, Balla nënvizoi se kjo mbetet në varësi të performancës së tyre në detyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?