Krimet mafioze, policia nuk gjen as makinat e djegura

Realiteti kriminal sidomos ai i vrasjeve në Shqipëri, është në rritje. Nga tetori e deri më tani, në të gjithë vendin janë regjistruar 9 vrasje për të cilat nuk dihet asgjë dhe vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

Mosgjetja e makinave të krimit u vu re që në vitin 2021 me eliminimin e Bledar Birçaj në Vlorë. Po ashtu makinat e atentatorëve nuk u gjetën as në zonën e Astirit, në ekzekutimin e Can Kariçit në Kamzë në dhjetor, pak kohë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në vrasjen e Iljaz Calit apo dhe deri në eliminimin e kësaj të marte në Shkodër.

Diçka e tillë thuajse e ka bërë inekzistent reagimin e policisë e cila nëse pak kohë më parë hetonte makinat dhe armët e djegura, tashmë nuk i ka mbetur të hetojë asgjë.

SHKARKO APP