Krimet mjedisore, ministri Balla: Nuk ka tolerancë për askënd që shkel ligjin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Në një reagim në rrjetet sociale, Balla thekson se nuk do të ketë më tolerancë për askënd që shkel ligjin.

“Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Përgëzoj Policinë e Kukësit dhe IKMT për aksionin e nisur”, shkruan Balla.

SHKARKO APP