Krimet ndryshojnë masën e sigurisë për Armir Grimën
Aktualitet E Hënë, 20 Shtator 2021 11:27
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lehtësuar masën e sigurisë për ish-portierin e Vllaznisë, Armir Grima, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar në kuadër të megaoperacionit “Vol-vo 4”. Seanca është mbajtur ditën e sotme dhe Krimet e Rënda kanë vendosur arrest shtëpie për Grimën me kërkesë të avokatëve të tij. Ndërsa prokuroria kërkoi lënien në masën e arrestit me burg. Mbi Grimën rëndon akuza e trukimit të ndeshjeve.
KOHA JONË SONDAZH

