Krimet seksuale, organizatat lobojnë për ”regjistrim e abuzuesve”

Krimet seksuale u rritën sërish vitin e shkuar. Abuzimi me të mitur është një shqetësim i përhapur gjerësisht vitet e fundit njohu gjithashtu rritje. Sipas Prokurorisë, vitin e shkuar u regjistruan 25 procedime për abuzim me të mitur, 3 më shumë se në vitin 2020.

”Njerëzit kanë denoncuar më shumë, janë sensibilizuar më shumë”, thotë Xhesi Shehu aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut.

Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, teksa diskutohej nevoja për krijimin e një regjistri me abuzues seksualë, ku ngriti shqetësimin se abuzimet seksuale po ndodhin tashmë edhe në ato ambiente që cilësohen si më të sigurtat e mundshme.

Ngacmimi seksual ishte edhe fenomeni tjetër me të cilën u përballën kryesisht vajzat në vend vitin e shkuar. Në këtë drejtim u shënuan 68 procedime penale, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit.

SHKARKO APP