Krimi dhe pastrimi i parave – Hetime jashtë kufijve, Shqipëria bëhet pjesë e Eurojust

Hetimet për krimin e organizuar, korrupsionin e trafiqet dhe lëvizjet e parave të pista do të shtrihen përtej kufijve. Kjo falë një marrëveshje mes Qeverisë Shqiptare dhe Eurojust, struktura evropiane për bashkëpunimin e sistemeve të drejtësisë.

Marrëveshja është nënshkruar mes Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Presidentit të Eurojust, Ladislav Hamran. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren e BE-së Vera Jourova dhe Ministrin Austriak të Drejtësisë Josef Moser, Gjonaj tha se marrëveshja vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, ku reforma në Drejtësi po bën përpara dhe organet e reja si Byroja Kombëtare e Hetimit apo SPAK do gjenden përpara nevojës për hetime ndërkufitare.

Presidenti i Eurojust, tha se tashmë prokurorët shqiptarë do jenë pjesë e një strukture që vetëm për vitin e shkuar ka hetuar 1 mijë çështje kriminale të shtrira në vende të ndryshme. Marrëveshja u përshëndet nga Komisionerja e Bashkimit Evropian Vera Jourova, e cila foli me nota pozitive për rezultatet e Vetting-ut ndërkohë që nxiti rezultatet sa më të shpejta për shkollën e magjistraturës, që do mbushë edhe vakancat e krijuara në sistem nga shkarkimi i gjyqtarëve e prokurorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?