Krimi dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin

Nga Anila Hoxha

Kur largimet e tij nga banesa për shkak të sklerozës u bënë të shpeshta, dhe pikërisht kur kuptoi se vazhdimisht kërkonte e alarmuar të atin nëpër Tiranë, me dhimbje vajza e Virxhilit vendosi ta çojë në azil. Shfaqej shpesh aty mbasi i kishte gatuar diçka dhe pinin kafen së bashku në një lokal lagjeje, ngjitur me shtëpinë e të moshuarve. Sapo shikonte të bijën atij i qeshnin sytë. Vetëm kur shikonte atë, vështrimi i shuar i merrte jetë. Ishte i qetë. Por shpesh ja harronte emrin edhe të shtrenjtës bijë, shumëcka ishte bërë si një letër e bardhë dhe e pashkruar nga jeta e tij. Nga ditët e të djeshmes kur mundte, në një të sotme me infermierë përreth.

Për të kishte vetëm sot që tretej në mjegull. Ndonjëherë zbriste dhe e gjenin në oborr të përhumbur në mesnatë në mes të muzikës. Ndonjëherë qante dhe kërkonte ti kapërcente ato mure të shtëpisë të të moshuarve. Në lagjen ku azili gjendet, banorët të tregojnë me kokë tavolinën ku ulej ai me të bijën , e cila nuk donte të mungonte në asnjë nga ditët e të atit. Pinte kafen me të, i mbante duart fort. Pastaj ikte. Në luftrat e jetes së saj. Në azil gjithmonë takimet janë me orar.

Kishte patur një të djeshme Vixhili, përpara se të quhej moshë e tretë. Krijoi familje. Punoi në tregëti. I paqtë deri mbrëmjen kur shoku i dhomës, një historian i njohur e sulmoi në gjumë me një bastun. E vrau. Edhe vrasësi i tij Zyhdi Shehi një i moshuar me probleme shëndetësore, i paqartë për cfarë ka bërë dhe plot kontradikta në rrëfimin e tij. Por ai e vrau. Dy infermiere njëra e diplomuar për mami, u përpoqën të fshijnë vendngjarjen, ashtu siç fshin skleroza cka kishe jetuar.

Dhe mes pikëpyetjeve të kësaj ngjarjeje, shpirtvrarjes po ju sjell rrëfimin e një ish-punonjëseje në shtëpinë e të moshuarve. Shumë gjëra mbeten për tu konfirmuar, por mbi gjithcka domosdoshmëria dhe urgjenca që institucionet përkatëse të ushtrojnë kontrolle mbi shtëpitë e të moshuarve qofshin ato edhe private, duke verifikuar që nga menunë ushqimore, medikamentet, trajtimin e tyre nëse është njerëzor apo jo/

Rrëfimi i plotë

Unë kam punuar në këtë institucion si infermiere. Si fillim dua të ndaj keqardhjen time për ish-pacientin që ka humbur jetën. Unë e kam pasur pacient Xhilin. Ishte një zotëri që ka punuar tregtar për shume vite po në atë lagje, ku ndodhet dhe azili. Një person i urtë dhe i sjellshem. Vuante nga skleroza dhe nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese. Nuk ishte i dhunshëm. Vajza e tij shpesh vinte e vizitonte, në mbasdite dhe e ushqente. Pacienti ka pasur probleme shpesh me gjumin natën dhe zgjohej. E gjenin në oborr në orën 3-4 të natës, e gjenim në guzhinë ose nëpër dhoma të tjera. Shpesh herë tentonte dhe të dilte nga godina. Por dua të cek si fillim si funksionon puna për infermieret: Turni paradites ka maksimumi 5-6 infermiere që bëjnë në fillim ushqyerjen e pacienteve dhe shpërndarjen e medikamenteve dhe më pas ndërrimin e pelenave dhe të rrobave të pacientëve. Ndërsa në darkë qëndrojnë vetëm dy infermierë. Jemi ankuar shpesh për këtë gjë, për të shtuar staf, por pronari ka refuzuar. Turni natës nis në tre të mbasdites dhe përfundon të nesërmen në orën 7 te mëngjesit, ku dhe dorëzohet turni.

Rregulli per turnin e natës është që të kontrollohen pacientet çdo një orë. Godinat janë të pajisura me kamera ku kapet çdo pjesë e azilit. Normalisht turni nates eshte turni me i lodhshem dhe eshte lejuar qe fjetja e infermiereve te behet me radhe, por ka pasur raste kur infermieret (te dyja) jane gjetur ne gjume, gjate nates. Kjo ben qe gjate nates te ndodhin dhe incidente te tjera pervec kesaj tragjetise.

Godina eshte e ndare ne tre pjese, ku ne te treja gjendjen pacient ne gjendje shendetsore nga me te renda me semundje te tjera shoqeruese. Persa i perket kryeinfermieres Z.N. M, ajo eshte me profesion Mamie dhe nuk ka nje licence si infermiere. Kane punuar dhe vajza te tjera te cilat nuk kane qene te licensuar ose te siguruara me siguracione. Azili eshte i pajisur me nje mjek qe pergjthesisht vjen paradite ku shikon gjendjen e pacienteve. Ai eshte nje mjek i pergjithshem. Gjithashtu ne azil eshte dhe nje punonjese sociale. Ne raste ku shfaqen problematika me pacient me gjendje te renduar mendore thirret dhe nje neurologe. Ne godinen ku gjendjet dhe dhoma infermiereve gjendet dhe kati me paciente me problematik. Madje ato mbahen te lidhur gjate dites por ka raste dhe gjate nates.

Pacienti qe ka nderruar jete qendron nje kat me siper dhomes se infermierise. Dhe mendoj qe infermieret kan qenë në gjumë në momentin qe ka ndodhur incidenti pasi ndryshe zhurmat do ishin dëgjuar dhe të bertiturat. Une kam dhe disa foto nga pacientet qe me kane ngelur ne telefon dhe gjendjen e tyre te mjeruar. Nese ju intereson mund tua dërgoj. Kjo është një foto si mbaheshin te lidhur gjatë ditës. Kjo ndodhet në katin e infermierisë. Dhe zgjidheshin në orën kur vinin familjarët për vizitat e drekës. Por shumica i takojnë ne pjesën e hollit të azilit. Dmth infermierët i zbresin pacientët poshtë dhe takohen aty. Pas mbarimit të takimit ngjiten përsëri në dhomë, sepse familjarët që kanë pacientët që ecin vete nuk lejohen të futen në dhoma”.

SHKARKO APP