Krimi godet sërish, 4 viktima në pak minuta. Situata e rendit në alarm

Shqipëria vijon me rend zero dhe pasiguri për jetën. Katër persona janë konfirmuar të vdekur pasditen e së mërkurës në 3 ngjarje të ndryshme në vend.

Qyteti i Kavajës u trondit pas lajmit me dy persona të vdekur. Mësohet se dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike dhe në sherr e sipër kanë goditur njëri-tjetrin, njëri ka qëlluar me pistoletë dhe tjetri me thikë.

Pak minuta nga kjo ngjarje e rëndë, në qytetin e Elbasanit u raportua se një person u gjet i plagosur me thikë në ullishtat e qytetit. Pasi u dërgua në spital, ai ndërroi jetë. Mësohet se viktima është rreth 30 vjeç, ndërsa ishte qëlluar me thikë në zemër.

Një tjetër person i pajetë është gjetur nga kalimtarët pranë një përroi në zonën e Matit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është shtetasi A.M., 36 vjeç, ndërkohë që trupi i tij u gjet pranë fshatit German.

SHKARKO APP