”Krimi ka lidhje politike”, flet prokurori i Antimafias për kokainën

Dy ditë pas vizitës së tij në Tiranë, Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit, Federico Cafiero De Raho ka reaguar për 613 kg kokainë të kapur sot në Durrës, me vlerë 180 mlinon euro. Përmes një deklarate, De Raho uron përzemërsisht Prokurorinë dhe Policinë Shqiptare për operacionin që çoi në sekuestrimin në Portin e Durrësit të një sasie të madhe lënde narkotike. Gjatë takimeve në Tiranën zyrtare, De Raho u shpreh se krimi ka lidhje me politikën.

Mesazhi i Prokurorit të Antimafies Italiane

Suksesi i arritur sot në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç dhe konstatova duke vizituar selinë e Task Forcës – e ngritur me vullnetin e Ministrit të Brendshëm dhe siç pata mundësi t’ua deklarojë qartësisht dhe organeve të medias, nga takimet me Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u shfaq vullneti dhe angazhimi i Qeverisë dhe Prokurorisë për të vënë në jetë të gjitha masat e nevojshme për të penguar infiltrimin e krimit të organizuar në Institucionet shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorizmit do të ofrojë, sikundër dhe në të kaluarën, çdo lloj mbështetje për institucionet gjyqësore dhe për Policinë shqiptare, për të luftuar sa më mirë krimin e organizuar transnacional.

Prokurori Kombëtar i Antimafis dhe Antiterrorizmit

Federico Cafiero De Raho

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?