Krimi makabër në Skrapar, nipi i viktimës tregon tregon detajet horror: Xhaxhait i ishte prerë koka, zemra i ishte shkulur nga vendi

Detaje horror dalin në dritë nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Srakapar, ku një 77-vjeçar mbeti viktimë e një krimi makabër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të Skraparit, duke tronditur mbarë Skraparin.

Familjarët e viktimës, Ramadan Çela, tregojnë të tronditur atë që kanë parë me sy, ndërsa janë në gjendje “shoku” nga skena horrorr. Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar 37-vjeçarin Hamza Çela të kryejë vrasjen makabre të të afërmit të tij të moshuar, edhe pse sipas raportimit të policisë thuhet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta. Gazetarja Eneida Petova ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një dëshmi tronditëse të nipit të viktimës, Bujar Çela. Ai tregon momentet e tmerrit që pa me sy pasi mbërriti në vendin ku u vra xhaxhai i tij, Ramadani. Çela rrëfen se autori i krimit nuk është mjaftuar me një goditje, por e ka masakruar xhaxhain e tij, duke i prerë fytin, damarët e duarve e të këmbëve dhe duke i nxjerrë zemrën nga vendi.

“Unë viktimën e kam xhaxha. Pak pasi ndodhi ngjarja më merr vëllai në telefon dhe më thotë: hajde se xhaxhai është keq pasi atë e kishte marrë në telefon vëllai i autorit dhe i kishte thënë: keni të sëmurë xhaxhanë. Ikëm me shpejtësi në fshat, prapa shtëpisë xhaxhai kishte një bahçe me domate dhe kishte marrë zorrën për të vaditur në momentin kur viktima i kishte vajtur nga prapa dhe i kishte rënë me thikë. Pasi xhaxhai kishte rënë barkas Hamzai i kishte prerë fytin, i kishte prerë damarët e duarve dhe të këmbëve si dhe zemrën ja kishte nxjerrë jashtë dhe ja kishte copëtuar me thikë copa-copa. Trupin e kishte mbuluar gjaku dhe policia na largoi nga vendngjarja. As ne nuk kemi dijeni se si ndodhi, duke ditur se ata kishin shkuarje bashkë dhe sa herë që shkonte në fshat xhaxhai i jepte çdo mëngjes qumësht pa lekë autorit, pasi ishte në kushte të vështira ekonomike. Ne jemi gjak, jemi fis pasi kemi një mbiemër por jemi kushërinj të largët”,- deklaron nipi i viktimës.BW

SHKARKO APP